Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bugatti 16C Galibier është “vetëm koncept”

    ak47***
    ak47***
    Administrator
    Administrator


    Male
    Age : 28
    Poenat : 479
    Reputacioni : 0
    Location : AHT-CreW
    Numri i postimeve : 173

    Bugatti 16C Galibier është “vetëm koncept” Empty Bugatti 16C Galibier është “vetëm koncept”

    Mesazh nga ak47*** Wed Dec 09, 2009 11:55 pm

    Bugatti 16C Galibier është “vetëm koncept” F.1110113657860_m
    Nga Bugatti gjatë paraqitjes së automjetit superluksoz dhe atraktiv Galibier ka rrjedhur informata se ky model, përkundër deklaratave kundërshtuese të mëhershme, tani për tani do të mbetet vetëm studim konceptual.

    Lajmi është publikuar nga portali automobilistik britanik “Autocar” që thirret në një zyrtar të lartë të Bugattit, i cili ka theksuar se Galibier në formën e tij aktuale nuk është i gatshëm për prodhim.

    Bugatti qysh prej panairit të automjeteve të Frankfurtit klientëve të përzgjedhur është duke u paraqitur versionin konceptual të Galibier dhe duke matur pulsin e blerësve të përzgjedhur.
    Bugatti 16C Galibier është “vetëm koncept” Calibier11
    Sipas burimeve të “Autocar” Galibier do të del në shitje në vitin 2013 me çmim prej një milionë funtesh. Edhe pse struktura të caktuara brenda kompanisë dëshirojnë që ta përgatisin Galibierin për vitin 2013 për ta zëvendësuar modelin Veyron shuarja e të cilit pritet të ndodhë në vitin 2012, nga departamentet e shitjes dhe marketingut vijnë lajme tjera.
    Bugatti 16C Galibier është “vetëm koncept” Calibier12
    Njeriu i parë i shitjes dhe marketingut të Bugattit Alasdair Stewart pohon se modeli aktual 16 Galabier është vetëm njëri nga konceptet i cili gjatë viteve të ardhshme do të shërbej si test për matjen e interesimit të publikut. Vetëm pas kësaj do të merret vendimi për modelin apo modelet të cilët do të përbëjnë ofertën e Bugattit pas Veyronit

      Ora është Fri Apr 19, 2024 12:15 pm