Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Intel hap dyqanin e vet të aplikacioneve online

    ak47***
    ak47***
    Administrator
    Administrator


    Male
    Age : 28
    Poenat : 479
    Reputacioni : 0
    Location : AHT-CreW
    Numri i postimeve : 173

    Intel hap dyqanin e vet të aplikacioneve online Empty Intel hap dyqanin e vet të aplikacioneve online

    Mesazh nga ak47*** Mon Jan 11, 2010 7:26 pm

    Intel hap dyqanin e vet të aplikacioneve online F.0111142909295_m


    Intel hap dyqanin e vet të aplikacioneve online

    Duke marrë si shembull kompaninë Apple, edhe Intel ka nisur dyqanin online të aplikacioneve për pajisjet të cilat shfrytëzojnë procesorin e saj Atom.
    Pas suksesit të dyqanit të aplikacioneve online nga Apple për iPhone e iPod Touch, shumë kompani tjera kanë vërsulur të bëjnë të njëjtën gjë. Radha i ka ardhur edhe kompanisë Intel e cila ka paralajmëruar hapjen e dyqanit të vet të aplikacioneve të emëruar Atom AppUp Center. Siç lë të kuptojë edhe vet emri, ky dyqan do të jetë i dedikuar për pajisjet të cilat posedojnë procesorin Atom të Intel.
    Tani për tani është arritur marrëveshje që qasja në dyqan do t’u shitet së bashku me kompjuterët netbookët të cilët i prodhojnë Asus, Acer e Samsung. Po ashtu softueri do të punoj si në sistemin operativ Linux ashtu edhe në Windows. Ata të cilët planifikojnë të blejnë netbook nga ndonjë prodhues tjetër do të duhet që vet të shkarkojnë softuerin për qasje në dyqan.
    Tani për tani Atom AppUp Center është në fazë eksperimentale dhe nuk ka numër të aplikacionesh për shkarkim, por Intel është në negociata me rreth 3.000 zhvillues për përpunimin e aplikacioneve për dyqanin e vet.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:36 am