Windows Live Messenger i ri për celularë
Kompania Microsoft ka lëshuar versionin e ri të Windows Live Messenger për telefonat celularë të cilët shfrytëzojnë platformën Windows.
Telefonat celularë të cilët funksionojnë me sistemin operativ Windows Mobile Standard apo Professional (6.x) tani mund të mbesin të lidhur me Windows Live Messenger, Hotmail e funksionon "What's New".
Windows Live Messenger për celularët me Windows (Pro) është i dedikuar për ata të cilët posedojnë ekran të ndjeshëm në prekje, derisa versioni standard është i dedikuar për pajisjet tjera mobile.
Në rast se doni ta shkarkoni e provoni, kërkoni versionin 10.7.0061.0500.