Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si te riparosh PC vete

    ak47***
    ak47***
    Administrator
    Administrator


    Male
    Age : 28
    Poenat : 479
    Reputacioni : 0
    Location : AHT-CreW
    Numri i postimeve : 173

    Si te riparosh PC vete Empty Si te riparosh PC vete

    Mesazh nga ak47*** Wed Jan 13, 2010 5:30 pm

    Si të riparosh vetë një kompjuter

    Si te riparosh PC vete Comp1_392990222

    Kur keni probleme me PC-në, harduer apo softuer, do të kërkoni ndihmë nga një servis i specializuar. Në këtë artikull do t’i shohim disa metoda dhe vegla që përdor servili për të rregulluar problemin dhe do të mësoni si t’i rregulloni disa probleme edhe ju vetë.

    Kompjuteri nuk ndizet fare, nuk ka asnjë shenjë jete. Së pari servisi do të vërtetojë se mos është djegur ndonjë pjesë e transformatorit të rrymës apo diçka rreth tij. Hiqet nga funksioni harddisku, floppy, CD/DVD-ja, modemin, karta e zërit, karta wireless e të gjitha ato që mund të hiqen. Tani duhet nxjerrë bateria që ruan të dhënat e BIOS-it dhe duhet bërë verifikimi i saj. Më pas tekniku do të nxjerrë kabllon e ftohësit të procesorit nga pllaka amë. Nëse ende kompjuteri nuk ndizet, duhet të testojë ushqyesin e korrentit. Këtë e bën duke matur me një instrument matës pinin e 9-të (ngjyrë vjollce) i cili duhet të japë 5 volt. Nëse ky tension është në rregull, duhet bërë një urë nga teli në mes të pinit 16 (ngjyrë jeshile) dhe 17 (ngjyrë e zezë) i cili në këtë rast do ta vërë në punë ushqyesin. Nëse ndizet, me instrument matës duhet matur tensionet në dalje, që duhet të jenë +3.3 v, +5v, +12v dhe -12v. Nëse nuk ndizet ushqyesi apo nëse tensionet nuk janë në rregull, atëherë ndërrohet me një të ri. Në disa raste kur furnizuesi i rrymës prodhon tensione jashtë normales, zakonisht mund të dëmtohen edhe pajisjet të tjera në kompjuter, si harddisku, procesori, etj. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që kompjuteri të ketë një ushqyes origjinal e të mirë, i cili do të mbrojë kompjuterin dhe të dhënat.
    Kompjuteri është infektuar, çfarë duhet bërë?
    Nëse edhe pas ndërrimit të ushqyesit, kompjuteri nuk ndizet, kemi të tjera probleme. Në vazhdim duhet hequr RAM-i. Nëse pllaka amë është në rregull, ajo duhet të ndizet dhe të fërshëllejë, që lajmëron se mungon RAM-i. Njësoj vlen edhe për kartelën grafike, fishkëllima do të jetë tjetër, e po ashtu edhe në mungesë të procesorit. Pllakat e “mençura” fërshëllejnë që të lajmërojnë se procesori mungon. Pas zëvendësimit të pjesës së dëmtuar, kompjuteri duhet të startojë. Në raste kur është prishur pllaka amë apo vetë harddisku në të cilin ka qenë sistemi operativ, sistemi operativ duhet të riinstalohet nga e para.

    Kompjuteri ndizet, por nuk paraqitet asgjë në ekran dhe pllaka nuk fërshëllen. Pastrimi i lidhjeve dhe çvendosja/vendosja e pjesëve nga vendi i tyre mund të ndihmojë. Shpesh herë RAM-i dhe kartela grafike janë ato që duhet “prekur”. Në shumë nga këto raste, pllaka amë është e prishur dhe duhet bërë ndërrimin e saj. Me kalimin e kohës, disa komponentë në pllakën amë (kondensatorët) “thahen” dhe ndërrimi i tyre mund ta rregullojë pllakën pa pasur nevojë për ndërrimin e saj, por ky shërbim zakonisht do të ju kushtoj afro 20-30% të vlerës së pllakës amë dhe ndoshta është më mirë të blini një të re.
    Windows është korruptuar dhe keni plot të dhëna në kompjuter. Metoda më e mirë për shpëtimin e të dhënave në këto raste është heqja e harddiskut nga kompjuteri dhe lidhja e tij në një kompjuter funksionues e që ka antivirus/antispyware të mirë. Shpeshherë Windows korruptohet nga viruset, por ndodh dhe që harddisku me kalimin e kohës prodhon sektorë të prishur fizikisht (bad sectors) dhe se në këto sektorë mund të qëllojnë datotekat e sistemit operativ e me ç’rast korruptohet vet ai. Së pari duhet bërë skanimi i diskut me programin check disk të sistemit operativ. Shembull: chkdsk E: /R, ku E: paraqet diskun të cilin duhet të skanojmë. Kjo vegël duhet startuar nga command prompt ose nga brazda RUN. Pas skanimit për datoteka/sektorë të humbur/prishur, disku duhet të skanohet edhe për viruse e spyware. Në shumë raste, pasi janë bërë këto skanime, nëse e vendosim harddiskun prapë në kompjuter, është e mundur që Windows të startoj dhe do të jetë rregulluar. Pasi të kemi riparuar diskun, mund të marrim dhe të bëjmë backup të dhënat në DVD, apo një disk tjeter.

    Njësoj si në rastin e backup të të dhënave, metoda më e mirë për fshirjen e viruseve është heqja e harddiskut nga kompjuteri dhe lidhja e tij në kompjuter që ka antivirus/antispyware, duke e skanuar dhe fshirë të gjithë programet e dëmshëm. Në rastin kur ka viruse dhe me fshirjen e tyre, sistemi operativ mund të dëmtohet dhe duhet riinstaluar nga fillimi. Me rastin e skanimit të diskut të huaj nga kompjuteri, duhet të kemi kujdes në dy gjëra shumë të rëndësishme.

    E para është se dosja e shfrytëzuesit në diskun që po skanojmë, mund të jetë i ndaluar për qasje në të, pasi është thjesht shfrytëzues tjetër, dhe që sistemi operativ nuk na lejon qasje te të dhënat e huaja. Në këtë rast, duhet të marrim të drejtat mbi dosjen (objektin). Ownership. Kjo bëhet me klikimin e djathtë mbi dosje, duke zgjedhur Properties, Security dhe Advanced. Në këtë dritare te tabi Permissions duhet të selektojmë të dyja kutitë në fund të faqes (Inherit from... dhe Replace permissions...) e po ashtu, te tabi Auditing duhet të selektojmë të dy kutitë në fund të faqes (Inherit from... dhe Replace auditing...). Në tabin Owner duhet të selektohet kutia në fund të faqes (Replace owner on subcontainer and objects).


    Si te riparosh PC vete Comp2_329605789
    Çështja e dytë është ndryshimi i listës së aksesit të dosjes System Volume Information, e pasi të kemi qasje, do të ketë qasje edhe antivirusi. Kjo bëhet përmes komandës cacls. Së pari duhet të hapim command prompt (me Start, Run, cmd, OK), dhe të shkruajmë në te: cacls "\System Volume Information" /E /G administrator:F, ku administrator është emri i shfrytëzuesit aktual me të drejtat e administratorit.

    Si te riparosh PC vete Comp3_865678871


    Kompjuteri na është infektuar, kemi të dhëna, nuk kemi në dispozicion kompjuter tjetër apo nuk kemi para për ta dërguar në servil. Çfarë të bëjmë? Që këtë punë ta kryejmë vetë, si fillim na duhet ta kemi diskun e ndarë në së paku dy particione (C: dhe D: ). Natyrisht na duhet edhe disku startues i sistemit operativ. Ideja është që të instalojmë edhe një sistem tjetër operativ në kompjuter, përkatësisht në diskun ku nuk ka sistem operativ të instaluar. Me këtë rast do ta bëjmë kompjuterin me sistem operativ të pastër (pa viruse) dhe do të kemi qasje te të dhënat që janë në të gjitha disqet e kompjuterit. Së pari duhet të hyjmë në BIOS dhe duhet të caktojmë lexuesin CD/DVD si disk të parë startues. Në BIOS hyjmë me shtypjen e tastit Delete, F1, F2, F10 apo ndonjë tasti tjetër me të cilin hyhet në BIOS-in e kompjuterit, e që varet nga prodhuesi i pllakës amë. Ky tast duhet shtypur në ndezjen e kompjuterit. Pasi kemi hyrë në BIOS, duhet të gjejmë menynë Boot order dhe të caktojmë lexuesin CD/DVD si disk të parë shartues. Në fund duhet të ruajmë ndryshimet me Save and Exit. Nëse gjithçka ka shkuar siç duhet, me startimit e sistemit operativ, kompjuteri do të startojë nga disku CD/DVD i futur në kompjuter dhe me këtë rast do të paraqitet teksti Press any key to boot from CD, ku duhet të shtypim një tast çfarëdo, për të nisur procesin e instalimit të sistemit operativ. Në momentin kur programi i sistemit operativ na kërkon se ku dëshirojmë të instalojmë sistemin operativ, duhet të zgjedhim diskun e dytë (jo diskun ku gjendet sistemi operativ ekzistues). Këtu duhet të kemi kujdes që të zgjedhim diskun që nuk ka sistemin operativ, sepse disa versione të CD-ve instaluese, në instalimin e sistemit operativ në diskun ku gjendet një Windows, mund të bëjnë fshirjen e përmbajtjes së dosjes Documents and settings. Në këtë rast do të fshihen të gjithë shfrytëzuesit dhe të dhënat e tyre. Në vazhdim nga ne do të kërkohet të zgjedhim nëse do formatojmë apo jo diskun që kemi zgjedhur. Duhet të zgjedhim opcionin e fundit Leave the current file system intact (no changes). Në vazhdim duhet të ndjekim kërkesat e programit dhe pas disa minutash do të jetë i instaluar sistemi operativ. Natyrisht në vazhdim duhet të instalojmë drajverët, service packs, freskimet, antiviruset dhe programet e tjera.

    Me pak njohje të gjuhës angleze edhe ju vetë mund t’i rregulloni problemet e shpeshta, pa pasur nevojë të çoni kompjuterin në servis e të shpenzoni kohë e para. Natyrisht në raste të prishjeve, pa pjesë rezervë nuk do të mund të bëni asgjë.

      Ora është Mon May 20, 2024 7:53 am