Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cyber-ushtria iraniane sulmon makinën e kërkimit Baidu

    ak47***
    ak47***
    Administrator
    Administrator


    Male
    Age : 28
    Poenat : 479
    Reputacioni : 0
    Location : AHT-CreW
    Numri i postimeve : 173

    Cyber-ushtria iraniane sulmon makinën e kërkimit Baidu Empty Cyber-ushtria iraniane sulmon makinën e kërkimit Baidu

    Mesazh nga ak47*** Thu Jan 14, 2010 4:34 pm




    Cyber-ushtria iraniane sulmon makinën e kërkimit Baidu


    Cyber-ushtria iraniane sulmon makinën e kërkimit Baidu Baidu1

    Skenari ka qenë i ngjashëm si sulmi i muajit të kaluar në shërbimin e popullarizuar Twitter kur hakerët i kanë drejtuar shfrytëzuesit në faqen e tyre me flamurin iranian, por edhe me porosinë e shkruar në gjuhën persiane.
    Hakerët iranianë të cilët në muajin dhjetor shkurtimisht kanë arritur ta paaftësojnë shërbimin Twitter kanë sulmuar edhe makinën më të popullarizuar kineze për kërkimin e internetit - Baidu. Grupi i cili paraqitet si cyber-ushtria iraniane të gjithë shfrytëzuesit e Baidu i ka drejtuar në faqen në të cilën është shfaqur flamuri iranian me porosinë: "Këtë faqe interneti e ka marrë përsipër cyber-ushtria iraniane".

    Personat përgjegjës të makinës Baidu kanë konfirmuar sulmin. Analistët vlerësojnë se Baidu, si version kinez i Google, është shumë tërheqëse për hakerët sepse atë gjatë ditës e vizitojnë milionë njerëz.
    Duket se hakerët iranianë me sulmet e tyre vetëm dëshirojnë të dërgojnë porosi politike sepse ndonjë dëm serioz nëpër kompjuterë të cilët i janë qasur makinës së kërkimit Baidu nuk është bërë.

      Ora është Sat Apr 27, 2024 2:12 am