Panasonic pret shitje të mirë të televizorëve 3D
Prodhuesi më i madh në botë i televizorëve plazma, Panasonic, pret të shes rreth një milion televizorë tredimensional (3D) vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, Evropë e Japoni.
Kompania planifikon të nis shitjen e televizorëve në muajin mars, me ç’rast çmimet ende nuk janë bërë të njohura, e nga kjo kompani presin që tregu më i madh do të jetë ai në SHBA.
Në këtë kompani presin që pranimi i televizorëve 3D do të jetë më i shpejt sesa që ka qenë ai me televizorët me definicion të lartë (HD) për shkak se sot ka më shumë filma, programe e lojëra, përkundër faktit se për t’u kënaqur me efektet 3D nevojitet të barten syze speciale.
Panasonic ka qenë edhe një prej partnerëve promovues për filmin e ri tredimensional “Avatar” të regjisorit James Cameron i cili këto ditë është duke thyer të gjitha rekordet e mundshme të shitjes dhe është bërë filmi më i përfolur.