Në versionin e tretë eksperimental të Firefox 3.6 janë përfshirë disa përmirësime që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe performansat e shfletuesit.
Vetëm disa ditë pas lëshimit të versionit të dytë eksperimental, Mozilla ka lëshuar edhe të tretin për versionin e 3.6 të shfletuesit të saj të internetit Firefox.
Versioni i ri sjell me vete një varg përmirësimesh që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe performansat, si mbyllja e hartës me komponentët e shfletuesit, për të parandaluar softuer tjetër të përzihet me komponentët e shfletuesit. Me këtë do të duhej të zvogëlohej numri i “rrëzimeve” të shfletuesit si dhe të rritet siguria e tij. Është duke u folur se gjoja Mozilla është duke shikuar mundësinë që të integrojë të njëjtën gjë edhe në versionin 3.5 të shfletuesit.
Risitë tjera përfshijnë mundësinë e ekzekutim asinkron të JavaScript dhe integrimin të funksionit Personas për ndryshimin e pamjes së shfletuesit.
Në Mozilla po punojnë më nguti në përgatitje e lëshimit të versionit release kandidate (RC1) të Firefox 3.6, gjersa versioni përfundimtar pritet në fund të këtij viti