Laptop i tejdukshëm
Në panairin e sivjetmë të elektronikës, kompania Samsung për herë të parë ka prezantuar konceptin e laptopëve që shfrytëzojnë monitorë të tejdukshëm OLED.
Informatat që vijnë nga Koreja, tash për tash, janë të mangëta – mirëpo thuhet se pritjet janë të mëdha, pasi që teknologjia e diodave me ndriçim organik (OLED) ka shumë përparësi ndaj asaj të kristaleve LED.
Një monitor i prezantuar 14 inch, pas fikjes kishte tejdukshmëri deri në 40, ndërsa është bërë e ditur që së shpejti pritet të fillojë prodhimi serik i këtyre laptopëve.