Ford paraqet gjeneratën e re të Focus
Pas një dekade të plotë në Ford kanë vendosur se ka ardhur koha për paraqitjen e Focusit unik si model global.
Automjeti fillimisht do të paraqitet në panairin e automjeteve në Detroit të SHBA-ve, e në prodhim shkon në fund të këtij, gjersa në shitje në fillim të vitit të ardhshëm.
Me gjeneratën e tretë të Focus, Ford do të tentoj të kthehet në ditët e vjetra të famës. Dizajni i automjetit sërish është kinetik, e moto e dizajnuesve gjatë formësimit dhe përpunimit të automjetit ka qenë: "I shkëlqyeshëm për t’u parë, i shkëlqyeshëm për t’u ulur në të, i shkëlqyeshëm për t’u vozitur".
Focus është paraqitur në version limuzinë dhe hatchback, e sikur te rasti i modelit aktual, brenda një periudhe të caktuar pritet ta shohim edhe në versionin karavan dhe kupe -kabriolet.
Automjeti fillimisht do të debutojë me motorin dylitërsh me katër cilindra atmosferik prej 150 kuaj fuqi, e edhe pse nuk është konfirmuar, priet që të gjitha modelet evropiane të janë me turbo-mbushës.