Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Honda CR-Z paraqitet përfundimisht në Detroit

    ak47***
    ak47***
    Administrator
    Administrator


    Male
    Age : 28
    Poenat : 479
    Reputacioni : 0
    Location : AHT-CreW
    Numri i postimeve : 173

    Honda CR-Z paraqitet përfundimisht në Detroit Empty Honda CR-Z paraqitet përfundimisht në Detroit

    Mesazh nga ak47*** Wed Jan 13, 2010 4:21 pm

    Honda CR-Z paraqitet përfundimisht në Detroit

    Pas një vargu të fotografive të skanuar nga broshurat zyrtare Honda më në fund ka marrë guximin dhe në panairin e automjeteve në Detroit ia ka hequr vellon nga inkarnimi modern i modelit legjendar CR-X, atij CR-Z.
    Është për t’u lavdëruar që nga aspekti dizajnues kompakti i ri i Hondas nuk ka ndryshuar tepër deri në prodhimin serik dhe se pothuajse nuk dallohet fare nga koncepti i paraqitur në Tokio, mirëpo ajo që na dëshpëron është pjesa teknike e tij – trashëguesi i modelit CR-X ka një kombinim të motorit me benzinë dhe atij elektrik i cili zhvillon vetëm 122 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi pre 166 Nm.
    Honda CR-Z paraqitet përfundimisht në Detroit Hondacrz1
    Në raportin për media Honda nuk jep të dhënat zyrtare për performansat e tij, vetëm se automjeti në cikël të kombinuar do të shpenzojë 6.5 litra në njëqind kilometra në qytet, respektivisht 6.2 litra në rrugë të gjata. Japonezët megjithatë lavdërohen për tiparet e vozitjes të cilat, e sipas tyre, ky model do të kthej kënaqësinë e vozitjes në klasën e automjeteve kompakte.
    CR-Z do të duhej të gjendej në shitje deri në mes të këtij viti me çmim tani për tani të papërcaktuar.

      Ora është Thu Nov 21, 2024 11:42 am