Facebook do të mbetet pa pagesë
Facebook ka demantuar pohimet se ky shërbim së shpejti, më saktësisht në korrik të këtij viti, do të filloj të bëj shërbimet e tij me pagesë. Edhe përkundër kësaj, popullaritetit i dy grupeve të Facebookut të cilat pohojnë ndryshe nga dita në ditë është i madh.
Të dy grupet bashkë kanë afro 200.000 anëtarë të cilët besojnë se së shpejti do të duhet të paguajnë shërbimet në këtë rrjet për shoqërim online. Grupi më i popullarizuar si moto të vet e ka bërë: "Nuk do të paguajmë shfrytëzimin e Facebookut, do të largohemi nëse kjo gjë ndodhë".
Themeluesi dhe pronari i këtij rrjeti të popullarizuar në mbarë botën, Mark Zuckerberg, çdo ditë merr oferta të shumta të majme për ta shitur mbretërinë e tij. Shumë njerëz vlerësojnë se do të janë pikërisht pronarët e ri të cilët do të fillojnë me praktikën e pagesës së shërbimeve të Facebook.
"Nuk planifikojmë të bëjmë me pagesë shfrytëzimin e shërbimit për funksione themelore. Ai është pa pagesë për 350 milionë shfrytëzues të tij", ka thënë zëdhënësi i Facebookut.